Çka po ndodh jashtë hotelit ku vdiq Liam Payne?

11:28 | 17 Tetor 2024
R J

Gazetari argjentinas, Natalio Cosoy ka folur nga hoteli ku vdiq Liam Payne dhe jashtë të cilit ai tha se fansat kishin ngritur një “përkujtim të improvizuar”.

“Ata kanë ndezur qirinj rreth pemës, pikërisht përballë hyrjes së hotelit”, tha gazetari për Sky News.

“Janë mbledhur dhjetëra fansa të cilët prisnin largimin e trupit të Liam Payne. Ata janë ende këtu. Kanë kënduar edhe këngët në përkujtim të tij, disa prej tyre qajnë dhe janë shumë të mërzitur”, tha më tej Cosoy.

Liam Payne dyshohet se ra nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme