Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, është një ndër personazhet më të pëlqyer dhe karizmatikë të një prej familjeve mbretërore të rëndësishme në botë, asaj britanike.
E njohur për stilin tejet të veçantë, i cili duket thuajse i pangatërrueshëm me atë të Lady Dianës, ”Princesha e re e popullit” është shpeshherë pjesë e tabloideve dhe mediave më të rëndësishme në vend.
Por, një foto e saj me sy të nxirë që qarkullon së fundmi në rrjete sociale, jo vetëm që ka tërhequr vëmendjen e publikut të thjeshtë, por ka nxitur edhe reagimin e menjëhershëm të familjes mbretërore duke denoncuar rastin në fjalë si një shkelje flagrante të përdorimit të imazhit për qëllime përfitimi publik.
Fotoja , e cila bëri xhiron e rrjetit brenda pak orësh, ngjizi kureshtje tek miliona fansa të cilët aluduan se Kate mund të ishte viktimë e abuzimit fizik, por në të vërtetë bëhet fjalë për një foto të retushuar në Photoshop e cila ka si qëllim të promovojë një produkt bukurie.
Organizata “Qika” hedh tym të zi në oborrin e Klan Kosovës, ...
Hidhet tritol në biznesin e personazhit të njohur të TikTok,...
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...