Google ADS

Çka kërkojnë fansat për Era Istrefin dhe Ava Max

19:05 | 27 Tetor 2019
Arbresh Info

Fansat kanë një kërkesë për Era Istrefin dhe Ava Max

Përveç se i bashkon i njëjti profesion, këngëtaret e njohura shqiptare me nam botëror, Era Istrefi dhe Ava Max duket se gëzojnë raporte të mira shoqërore.

Disa poza tërheqëse që artistja Istrefi i publikoi në Instagram, ia tërhoqën vëmendjen e Ava Max, e cila i shkroi një koment të bukur.

“E mrekullueshme”, shkroi ajo. Ndërsa, Era ia ktheu, “Je ti”.

 

Pas këtyre komenteve reaguan fansat, të cilët kërkuan nga dyshja një bashkëpunim. Se a do t’ua plotësojnë këtë dëshirë fansave në të ardhmen, mbetet të shihet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme