Për dy artistët e njohur e të dashur për publikun, Ermal Fejzullahu dhe Flori Mumajesin sot është një ditë e veçantë.
Të dy sot festojnë ditëlindjen, Ermali mbush 31 vjet ndërsa, Flori 37. Ermal Fejzullahu në botën e muzikës u fut qysh kur ishte i vogël.
Fillimisht në muzikën për fëmijë ku që nga mosha 6 vjeçare ishte edhe pjesë e disa festivaleve për fëmijë. Pas kësaj kohe Ermali u rikthye në skenë me muzikë për të rritur dhe gjithashtu në një stil të veçantë. Që nga momenti kur doli në skenë Ermal Fejzullahu, nuk ndali së krijuari këngë dhe hite si solo ashtu edhe në bashkëpunime me këngëtarët e tjerë si: Ledri Vula, Samanta, Kida, Nora Istrefi, LumiB. Për dallim nga kolegët e tij, ai vendosi të martohet në moshë të re.
Në vitin 2008 ai kurorëzoi dashurinë e tij me Arianën, ndërsa tash çifti janë prindër të tre fëmijëve, dhe janë në pritje të fëmijës së katërt.
Ndërsa, Flori karrierën e tij si këngëtar e nisi shumë herët duke mos anashkaluar asnjë festival në Shqipëri. Ai njihet për hitet e shumta, si ato që ka shkruar për të tjerët, por edhe të kënduara nga vetë ai. Gjatë viteve sa e njohim Florin u përfol shumë edhe për jetën e tij private, mirëpo Flori është shumë i rezervuar sa i përket kësaj ane.
“M’ke harru”, titullohet projekti i fundit i Ermalit të cilin e solli në bashkëpunim me Ledri Vulën, ky projekt u publika në muajin gusht dhe në kanalin Youtube deri tani numëron mbi 3 milion klikime. Ndërsa, “Mori” është projekti i fundit muzikor që Flori ka publikuar në dhjetor të vitit 2018. Kjo këngë deri tani ka mbledhur mbi 32 milionë klikime në Youtube.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...