Supermodelja amerikane, aktorja dhe njëra nga femrat më të bukura në botë, Cindy Crawford në intervistën për People u është përgjigjur ashpër të gjithë atyre, të cilët në rrjetet shoqërore e kishin komentuar për shkak të rrudhave.
Ajo nuk u ka mbetur borxh komentuesve që e kritikuan për pamjen e saj.
“Mendoj se nuk mund të zgjedh nëse do të plakem, ose jo. Pamja ime është çështje imja. Di vetëm që askush në rrjetet shoqërore nuk duhet të flasë se si po plakem. E di edhe vetë këtë. Vërtet më pikëllon shoqëria e sotme, e cila di vetëm të kritikojë të tjerët”, ka thënë Crawford.
Edhe pse këtë vit do të festojë ditëlindjen e 52-të, ish-supermodelja botërore Cindy nuk ndalon të mahnitë me dukjen e saj.
“Kur të kujdeseni për lëkurën tuaj, atëherë nuk keni nevojë që ta mbuloni me grim”, ka thënë Cindy.
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...