Cima publikon foto nga arkiva, kujton momente të bukura me Lecin e Qumilin

10:27 | 31 Gusht 2019
A. B.

Secili nga ta kishte shprehi të ndryshme të humorit, kështu këto veti ata në vitet e 8o- ta i bashkuan në një emër, i cili mbeti i njohur ende për publikun shqiptarë si “Treshi Përsheshi”.

Bëhet fjalë për Sevdai Radogoshin- Qumilin, e Rasim Thaqi- Cimën dhe Ibrahim Krajkovën-Lecin, të cilët së bashku realizuan qindra skeçe humoristike, me të cilat prezantoheshin para publikut shqiptar gjithandej.

Në secilen paraqitje ata mbushnin sallat me publik, i cili kënaqej dhe argëtohej me humorin e tyre, humor i cili nuk harrohet as sot. Ani pse ata tani ata nuk veprojnë më bashkërisht, Sevdai Radogoshi- Qumili, e Rasim Thaqi- Cima edhe sot janë aktivë në skenën e humorit shqiptarë.

Por, fati i Lecit ishte ndryshe nga ai i miqëve të tij. Ibrahim Krajkova, u largua nga skena e humorit kosovar pasi që ishte diagostifikuar nga një sëmundje e rëndë, ku në vitin 2015 ai dhe vdiq, duke lënë pas vetes një arkiv të mbushur me kujtime të shumta pë adhuruesit e humorit të tij.

Së fundmi, Rasim Thaqi- Cima me anë të një fotografie të publikuar në Instagram e ka kujtuar kohën kur ata punonin së bashku.

https://www.instagram.com/p/B1zEaR3FgGs/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme