Google ADS

Çiljeta, protagoniste në një film të zhanrit thriller

16:33 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

Filmi, “Floorless” (Pa bazë), i cili rikthen showgirl-in e famshëm shqiptar në kinematografi, Çiljeta Xhilaga është i zhanrit thriller psikologjik dhe realizohet në pjesën më të madhe në ashensor, ku ndodhet dhe Bjordi në rolin e një fëmije autik.

Filmi bën fjalë për shtatë persona që nuk njihen, ndër to edhe këngëtaren Xhilaga, Bjordi Mezini, Jetmir Pjetërnikaj (Xheti), Siria De Fazio, Stefano Scherini, Giuseppe Di Coste, Santo Cuzzuto të cilët gjenden për arsye të ndryshme, në të njëjtin supermarket në qytetin ku jetojnë, pesë minuta para mbylljes.

Vijnë nga zona të ndryshme të qytetit, dhe nga jetë të ndryshme, rastësisht të drejtuar drejt të njëjtit vend takimi. Pasi mbarojnë pazarin, e gjejnë veten në të njëjtin ashensor, dyert e të cilit mbyllen, e mesa duket nuk rihapen dot më.

Të gjithë gjenden në një situatë ku nuk mund të mbështeten tek njëri-tjetri për të bashkëpunuar dhe për ta zgjidhur gjendjen e përbashkët problematike. Deri këtu çdo gjë duket sikur do të zgjidhet në një mënyrë ose në tjetrën, por asgjë s’mund të jetë më larg të vërtetës.
Por çfarë është e vërteta në fund të fundit? Ajo që ndodh më pas është përtej çdo imagjinate. Çiljeta ka xhiruar në këtë film, 1 vit përpara se ajo të mbetej shtatzënë me Fernandon.

Një pjesë e kastit të aktorëve italianë janë emra të njohur në kinematografinë, televizionin & showbizin e vendit fqinj.

Siria De Fazio ka qenë konkurrente në “Grande Fratello 9” në Itali, e njohur për trupin e saj të mbushur plot tatuazhe dhe lidhjen e saj të dashurisë me vajzën e Ornela Mutit, Naike Rivelli.

Stefano Scherini është një nga aktorët më të talentuar të kinemasë dhe teatrit italian, i vlerësuar për zërin e tij të pastër dhe kumbues.

Filmi vjen nën skenarin dhe regjinë e Jetmir Pjetërnikaj, i cili është dhe personazhi kryesor në këtë film.

Xhirimet janë realizuar në Itali. Premiera absolute, është të enjten, 19 tetor, ora 19.00 në Cineplexx në Tiranë.

qilje

qoil

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme