Çiljeta nuk bëhet rehat me gjoksin, duhet ta operojë sërish

19:04 | 5 Gusht 2018
Arbresh.info

Çiljeta Xhilaga ndër të tjera njihet dhe për ‘ish gjoksin’ e saj gjigand që iu desh t’i nënshtrohej një operacioni plastik për ta zvogëluar.

Por me sa duket edhe pas operacionit ajo nuk po gjen rehat.

Në një intervistë për ”Edicionin Veror’’, Çiljeta rrëfeu se vazhdon t’i rritet gjoksi, pavarësisht ndërhyrjes së 2 viteve më parë, ku zvogëloi masën nga 6 në 3.

”Që ta dini, hunda, gjoksi dhe veshët rriten gjatë gjithë jetës. Kur është genetike, gjoksi do të vazhdojë të rritet. Më kanë thënë që duhet ta operoj 1 herë në 4 vite’’, tha ajo duke pohuar më pas se nuk kishte ndërmend ta operonte përsëri.

Ndërhyrja në gjoks në 2016-n erdhi si pasojë e problemeve me shtyllën kurizore.

Intervistën e plotë mund ta shihni këtu.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme