Ajo është një ndër këngëtaret më atraktive dhe të bukura shqiptare.
Bëhet fjalë për Çiljeta Xhilagën, e cila ka kohë që s’ka sjell ndonjë projekt muzikor, megjithatë vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave, shkruan arbresh.info
Ajo bëri bujë të madhe dhe u komentua shumë kur publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet e mbuluar me një shami.
E së fundmi, artistja u bë pjesë e një sfilate të modës myslimane që u organizua në Tiranë.
Kjo sfilatë bamirëse kishte qëllim promovimin e veshjeve me mbulesë dhe shitjen e tyre, teksa të gjitha të ardhurat prej saj, do t’iu dërgohen fëmijëve me kancer.
Modelja titullare e mbrëmjes ka qenë këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila i ka mahnitur të gjithë duke u paraqitur me një fustan të bardhë me mbulesë dhe kurorë në kokë.
Çiljeta ka marrë pjesë në sfilatën “Lumturo dhimbjen” me një fustan të bardhë, me mbulesë deri te koka dhe me një kurorë të bardhë në kokë. /arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...