Ndonëse çifti kurrë nuk e ka pranuar publikisht lidhjen, ata janë kapur shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në media u përfol se lidhja e tyre do të zyrtarizohej.
Prej tre vitesh tashmë këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka qenë në vëmendje të mediave për lidhjen me portierin e ‘Partizanit’, Alban Hoxha.
Ndonëse çifti kurrë nuk e ka pranuar publikisht lidhjen, ata janë kapur shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në media u përfol se lidhja e tyre do të zyrtarizohej.
Megjithatë, së fundmi është mësuar se çifti nuk janë më bashkë. Hera e fundit që ata u panë bashkë ka qenë pas ndodhisë së nëntorit, ku Hoxha pati disa probleme me autoritetet dhe Çiljeta u fotografua pranë tij.
Mirëpo, sipas burimeve pranë ‘Gazetës Shqiptare’ është mësuar se Albani dhe Çiljeta prej disa kohësh i kanë shkëputur marrëdhëniet e tyre.
Nuk dihet shkaku, megjithatë ata ende e ndjekin njëri-tjetrin në ‘Instagram’ duke lënë të kuptohet se mund të jetë thjesht një sherr i momentit mes tyre.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë