Gazetarët dhe personazhet e showbizit duhet të jenë miqtë më të mirë, për shkak se marrëdhëniet mes tyre u shërben të dyja palëve.
Por shumë herë kemi parë edhe debate, ofendime e deri në padi gjyqësore, në rastet kur prishen ekuilibrat mes tyre.
Pikërisht kjo gjë ka ndodhur në xhirimet e puntatës së parë të sezonit të ri të emisionit “Thumb” në “Abc News”, të gazetareve Aulona Musta e Fatma Haxhialiu.
Një video e shpërndarë online nga Prive.al tregon momentin kur Çiljeta, një prej të ftuarave të emisionit, braktis studion e nervozuar nga pyetjet e dy gazetareve.
Bazuar në informacionet e marra mësohet se këngëtarja është revoltuar kur Aulona dhe Fatma e kanë ngacmuar për një temë ‘të nxehtë’, për të cilën Çiljeta nuk ka preferuar të përgjigjet.
Insistimi i dy gazetareve për të thumbuar ka shkaktuar gjithë nervozizmin, deri në largimin nga studio.
Pas këtij incidenti Aulona dhe Fatma janë shprehur se “Thumb” ka vendosur ta transmetojë të gjithë skenën ditën e shtunë në orën 18:00, për të treguar se asgjë nuk ka qenë tendencioze.
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë