Cili është karakteri shqiptar tek “Game of Thrones”?

16:20 | 14 Nëntor 2018
Arbresh Info

Faqja “Fansides” i ka përshtatur 50 personazhet e “Game of Thrones” me 50 shtete europiane.

“Game of Thrones” shpalos shumë karaktere të ndryshme, ku secili ka një personalitet dallues ashtu siç janë edhe karakteristikat e shteteve.

Faqja “Fansides” i ka përshtatur 50 personazhet e “Game of Thrones” me 50 shtete europiane, ku padyshim bën pjesë edhe Shqipëria.

E personazhi që i përshtat më shumë Shqipërisë është Barristan Selmy.

Për të shkruhet:

“Nuk është diçka e lehtë për Shqipërinë, por a e dini se për momentin më shumë shtetas shqiptarë jetojnë jashtë vendit se sa në vendlindje?!Ndërkohë që në Shqipëri jetojnë rreth 3 milion banorë, vlerësime të ndryshme tregojnë që shtatë deri në dhjetë milion shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës.

E në përputhjen e 50 karaktereve nga filmi “Games of Thrones” me 50 vende europiane, mund të themi se Barristan Selmy mund ta kuptojë mënyrën e jetesës së shqiptarëve.

Megjithëse ai kaloi pjesën më të madhe të jetës në Westeros, kur Joffrey e hoqi atë nga posti i tij në Kingsguard, Selmy përmes një dredhie bashkoi forcat me Daenerys Targaryen në Astaporin e largët.

Barristan Selmy kaloi pjesën tjetër të jetës jashtë shtetit për t’i shërbyer kauzës së tij.

Por, jetesa në një vend të huaj nuk është e vetmja gjë që Selmy ka të përbashkët me Shqipërinë. Bunkerët ushtarakë janë një atraksion i madh turistik në këtë vend dhe Barristan është një njeri që do paguante për të vizituar ata bunkerë në Shqipëri.

Shqipëria ka pësuar shumë ndryshime gjatë dekadave të fundit, ku është qeverisur nga një doktor dhe tani nga një piktor si Edi Rama, të cilët dashje pa dashje i kanë dhënë vendit format sipas botëkuptimi të tyre dhe kjo ka bërë që Shqipëria të ndryshojë shumë nga një vit në tjetrin.

Selmy padyshim e kupton se çdo të thotë ndryshim. Ai çrrënjosi gjithë jetën e tij kur Joffrey hodhi poshtë. Më pas Selmy duhet të rivlerësonte atë që ishte më rëndësishmja për të në mënyrë që të arrinte qëllimet e tij.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme