Djathi është një nga produktet e qumështit më të konsumuara, aq më tepër në raste festash.
Një studim i kryer nga kërkues nga Kina dhe Hollanda tregojnë që përpos efekteve të përditshme tashmë ka edhe efekte afatgjata. Kërkuesit observuan për 10 vite 200 mijë persona, kështu që përcaktuan se ata që konsumonin porcione të vogla djathi çdo ditë kishin më pak risk për t’u prekur nga sëmundjet koronare dhe infarkte se ata që nuk konsumonin, ose që nuk e kishin provuar kurrë.
Cilësitë e djathit lidhen me nivelin e lartë proteinik. Janë proteina të plota sepse i kanë të gjitha aminoacidet që nevojiten. Përmban nivele të larta yndyrore që lidhen me nivelin e lartë të kolesterolit, aterosklerozës dhe simptoma të tjera të lidhura me cilësitë negative të tij. Megjithatë djathi ka edhe benefite potenciale të lidhura me kalciumin falë prezencës së CLA-së e cila bën të mundur parandalimin e infarkteve.
Studimi tregoi se personat që konsumonin sasi të madhe djathi kishin 14% më pak risk për të patur infarkt, ndërsa ata që nuk e konsumonin kishin 10%. Lidhja kryesore mes djathit dhe zemrës i detyrohet acidit linoleik të lidhur që njihet ndryshe si CLA që përveç se parandalon infarktet, por është edhe mjaft i vlefshëm edhe për kancerin e zorrës, shkruan bota.al.
Djathi është avantazh edhe për ata persona që janë intolerantë nga laktoza dhe nuk mund të konsumojnë qumësht, por mund të hanë disa lloje djathërash. Benefiti më i madh i djathit është acidi yndyror i monosaturuar dhe ky duhet të jetë prezent gjithmonë në përbërësit ushqimorë, por sigurisht duke respektuar sasitë. Njerëzit duhet të konsumojnë djathra të fortë sepse janë ata që kanë më shumë proteina edhe pse janë ata që kanë më shumë yndyrë.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës