Cila aktore e njohur goditi Beyonce-n në fytyrë?!

15:22 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Mjafton të klikosh në site-t më të njohura globale dhe të gjitha faqet e njohura janë të mbushura me titullin: “Kush e goditi Beyonce-n në fytyrë?!”

Në një intervistë të dhënë së fundmi në GQ, Tiffany Haddish u shpreh në festën e organizuar nga çifti i njohur Beyonce dhe Jay Z pas ceremisë së Oscars, ka ndodhur një ngjarje aspak e zakontë.

“Ishim në festën e tyre dhe papritur një aktore mjaft e njohur goditi Beyoncen në fytyrë. Menjëherë Bey shkoi te Jay Z dhe i tregoi çfarë i kishte ndodhur me nerva. Më pas të dy dolën jashtë bashkë me rojet e sigurisë për t’u kthyer pak më vonë. Nuk i kishin mbetur shumë shenja, por mesa ajo tregoi, aktorja ishte e droguar”, – tregon komediania e njohur.

“Unë i thashë Bey-t: ‘Tani do ta rrah bushtrën!’, por ajo më qetësoi dhe më tha që nuk kishte problem sepse ajo [aktorja] nuk është në vetdije”, – përfundon Haddish.

Tashmë, ashtu sikurse edhe ne, edhe rrjeti po pyet: Kush është aktorja e njohur që ka goditur Queen Bey në fytyrë?!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme