Google ADS

‘Çika Çika’ e Xhensilës dhe Ardianit merr mbi 40 milion klikime

22:07 | 28 Korrik 2018
A. B.

Bashkëpunimi i parë i Xhensila Myrtezajt dhe Ardian Bujupit rezultoi i suksesshëm.

‘Çika çika’ ishte një nga hitet e kësaj vere, madje kjo këngë ka kaluar mbi 40 milion klikime në kanalin ‘Youtube’.

Këtë e ka treguar edhe vet Xhensila përmes llogarisë Instagram. Ajo ka postuar disa fotografi me Ardianin, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që e kanë dëgjuar dhe pëlqyer këtë këngë.

Kujtojmë që kjo këngë për javë të tëra ka qenë edhe një nga këngët më të dëgjuara shqiptare në Gjermani.

https://www.instagram.com/p/BlyVlHaHWyI/?hl=en&taken-by=xhensilamyrtezaj

https://www.instagram.com/p/BlyV3eYnMzV/?hl=en&taken-by=xhensilamyrtezaj

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme