Çifti Mimoza Shkodra dhe Seldi publikojnë duetin “Dashni”

15:24 | 5 Nëntor 2017
Arbresh.info

Çifti më i ri i shoubizit shqiptar, këngëtarët Mimoza Shkodra dhe Seldi ka pak ditë që kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë.

Menjëherë pas fejesës, Mimoza dhe Seldi kanë marrë një tjetër vendim, shkruan lajmi.net.

Ata sollën një këngë të përbashkët për të cilën nuk kishin bërë asnjë paralajmërim më parë dhe kësaj kënge ia kanë shoqëruar edhe videoklipin.

Kënga titullohet “Dashni” dhe ashtu siç edhe kuptohet prej titullit dyshja i këndojnë dashnisë që kanë për njëri-tjetrin në këto vija melodike.

Ky projekt i sapo publikuar nga Seldi dhe Mimoza është këngë befasi për të gjithë adhuruesit e tyre dhe njëherësh edhe bekim i dashurisë së tyre.

 

https://www.youtube.com/watch?v=ffG9OH4OAko

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme