Duka i Kembrixhit ka thënë se publikimi i fotografive “topless” të bashkëshortes së tij në një revistë franceze, ishte shumë i dhimbshëm, kjo edhe për shkak të eksperiencës së nënës së tij me paparacët.
Një deklaratë nga princi William, u lexua në sallën e gjyqit në Francë, ku gjashtë persona akuzohen për shkelje të privatësisë. Imazhet janë marrë ndërsa çifti mbretëror ishte me pushime në Provencë në 2012.
Ato u publikuan në revistën “Closer” në Francë, ndërsa e përditshmja rajonale “Provence” kishte botuar foto me rroba banje. Fotografët e një agjencie me qendër në Paris, akuzohen se kishin bërë foto me lente zmadhuese mes të cilave edhe ato “topless” të dukeshës së Kembrixhit, nga një rrugë publike.
Të akuzuarit e tjerë në rastin që po trajtohet në Nanterre, afër Parisit, janë botuesi i “Closer”, drejtori i grupit Mondadori që ka në pronësi revistën, fotografi i gazetës “La Provence” dhe drejtori i gazetës në atë kohë, transmeton TCH.
Një prokuror i kërkoi gjykatës gjoba domethënëse ndërsa avokatët e princit William dhe princeshës Kate, kërkuan 1.5 milionë euro kompensim. Avokatët e të akuzuarve ndërkohë argumentuan se çifti ka qenë në fokus të vëmendjes së medias, përfshirë këtu edhe transmetimin e dasmës së tyre dhe se fotot nuk përbënin shkelje privatësie pasi ata i nxirrnin nën një dritë pozitive.
“Ne menduam se mund të shkonim në Francë për disa ditë, në një vilë të izoluar në pronësinë e një anëtari të familjes dhe të shijonim në këtë mënyrë privatësinë tonë. Ne e njohim Francën dhe francezët dhe e dimë se ata janë në parim njerëz që e respektojnë jetën private. Mënyra klandestine në të cilën janë marrë këto fotografi, është veçanërisht shokuese për ne, pasi shkeli privatësinë tonë”, shkruhej në letrën e princit William.
Sipas tij, imazhet ishin shokuese kjo edhe falë eksperiencës së nënës së tij, princeshës Diana të Uellsit, që vdiq në një aksident me makinë në Paris në 1997 ndërsa po ndiqej nga fotografët.
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit
Anisa-Xhenetës: Askënd nuk e kam ofenduar, as s’kam prekur n...
Ndalohet “Mora Fjalë” në stadium, Shkurte Fejza dhe Lorik Ca...
Hamza: Një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës ësht...
Aksioni i policisë në Pogradec, arrestohet një 65-vjeçar, iu...