Google ADS

Çifti i njohur janë martuar në fshehtësi?

23:24 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth po shijojnë për momentin pushimet e tyre në ishullin Tybee, ku u xhirua filmi “The Last Song”. Në këtë film ata i dhuruan edhe puthjen e parë njëri-tjetrit.

Çifti është rikthyer sërish në Gjeorgji, pasi Liam në të njëjtin vend do të xhirojë një film triller-aksion. Gjithsesi, sot nuk do të flasim për filmat, por për jetën reale të çiftit.

c577b317f0922f7fcee2bedb5c8c1783

Sipas Marie Claire, çifti i famshëm janë martuar në fshehtësi të plotë. Dyshimet për një martesë mes çiftit kanë ardhur pasi të dy janë fotografuar me unaza në gishtin e martesës. Në fakt Miley ka vendosur unazën e fejesës që Liam i ka dhuruar në vitin 2012.

Nuk dihet nëse çifti janë martuar apo jo, pasi duke marrë parasysh e deklaratat e Miley, ku shprehet se është vetëm 24 vjeç dhe do e shijojë jetën para martese, kjo gjë na bën të dyshojmë nëse çifti i kanë dhënë fund apo jo beqarisë./class

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme