Kadir Dogulu dhe Neslihan Atagul, të cilët njihen për përkushtimin e tyre të madh ndaj natyrës, vazhdojnë pushimet larg syve të njerëzve.
Çifti i famshëm është fotografuar teksa pastronte ambientin ku kishin zgjedhur të pushonin.
Dy aktorët janë parë në Provincën e Muglas. Pasi ecën në bregdet, me një varkë që kishin kaparuar ata u nisën drejt një fshati.
Sipas gazetës “Milliyet”, bashkëshortët morën rreze me orë të gjata dhe shijuan natyrën e mrekullueshme në breg të detit.
Por, përveçse nuk lanë asnjë mbeturinë në zonë, ata pastruan edhe mbeturinat që kishin lënë të tjerët. Lajmi është shpërndarë sëtepërmi në rrjetet sociale, me çiftin që u shpall si shembull për tu ndjekur.
Dogulu dhe Atatgul u dashuruan gjatë xhirimeve të serialit “Mes dy Dashurish” ku luanin rolet e Maxhitit dhe Nerimanit, teksa dy vite më parë ata u kurorëzuan në martesë. /tvklan.al
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë