Eventi që njihet si ngjarja më e madhe e vitit, e dedikuar në ndarjen e çmimeve prestigjioze Oscar, për shumë personazhe të njohur nga bota e kinemasë e Hollywoodit, është një nga aktivitetet më të rëndësishme në agjendën individuale.
Përgatitjet nisin shumë muaj përpara konfirmimit të datës zyrtare, sepse ka një kusht të pashkruar: të gjithë duhet të shkëlqejnë gjatë parakalimit në tapetin e kuq, gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeve të rëndësishëm, si edhe në festën post eventit, ku të gjithë yjet bëhen bashkë për të shijuar muzikën e përzgjedhur, pijet, bisedat, etj.
Një rregull i tillë duket se nuk ka pasur vlerë për ata të dy! Çifti i aktorëve amerikanë, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, e kanë braktisur ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars 2018, për diçka më private, më intime.
Ndonëse, njihen si bashkëshortë diskret sa i përket rrjeteve sociale, ata nuk e kanë kursyer një foto të të dyve.
Sipas revistës People, ka qenë Ashton i cili ka publikuar një foto ku ata të dy duken shumë bukur bashkë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...