Përpjekjet e Victoria Beckham për të hequr një tatuazh dedikuar bashkëshortit të saj, David, duket se kanë rezultuar të suksesshme.
Mbrëmjen e djeshme në ‘British Fashion Awards’ ajo ka zbuluar se gjithçka është zhdukur dhe kanë mbetur vetëm disa shenja të vogla.
Victoria ka dashur që në vitin 2015-të të heqë tatuazhin i cili lexonte në gjuhën hebraike: “Unë jam e të dashurit tim dhe i dashuri im është i imi”.
Ky tatuazh bën pjesë në listën e atyre që Victoria i ka cilësuar si shumë të sikletshëm.
Megjithatë ky veprim nuk do të thotë se ajo dëshiron të distancohet nga David, përkundrazi në eventin e mbajtur ata janë shfaqur shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...