Jeta private e personazheve VIP zgjon gjithnjë kureshtje te publiku.
Me apo pa dashje, shpesh në media diskutohet jeta e tyre dhe ngjarjet që e karakterizojnë atë.
Jo të paktë janë këngëtarët e estradës që janë përfolur për lidhjet e tyre të shumta, ngritjet dhe zbritjet në karrierë dhe jetë private.
Disa u ndanë, por disa edhe pas ndarjes vazhdua të ruajnë simpatinë për njëri-tjetrin!
Në vazhdim, Telegrafi ju sjell disa prej çifteve që u ndanë, por më pas u ribashkuan përsëri.
Blero dhe Afrona
Janë pa diskutim një ndër çiftet më të diskutuara në media, dhe si të tillë, shpesh u përfolën për batica e zbatica mes tyre. Afrona dhe Bleri kanë qenë të përfolur kohë më parë për një ndarje të mundshme (e cila nuk u konfirmua nga dyshja), por që më pas ia dolën me sukses që të rikuperojnë marrëdhëniet mes tyre, dhe tani janë ndër çiftet më të lumtur në estradë.
Dardan Berisha dhe Florenta Islami
Edhe basketbollisti i njohur Dardan Berisha është përfolur shumë për lidhjet e tij me femra të estradës. E fundit në zemrën e tij është Florenta Islami, për të cilën mediat raportuan mbi një ndarje të mundshme të tyren javë më parë. Por, dyshja konfirmoi ribashkimin teksa u paraqitën së bashku si çifti në dasmën e moderatorit Labinto Gashi dhe Qëndresa Bajramit.
Mozzik dhe Loredana Zefi
Dy të rinjtë kishin filluar një lidhje në fillim të këtij viti, e cila sipas mediave do të shuhej në pak muaj, pa u bërë të ditura arsyet se pse ndodhi. Megjithatë, dyshja u bënë bashkë përsëri, dhe këtë e kishte konfirmuar vet vëllai i Loredanës, me anë të një videoje të publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend