Ky vit ka shënuar fundin e dashurisë për disa ifte të njohura të huaja, të cilët jemi mësuar t’i shohim bashkë.
Disa prej tyre ishin në lidhje prej vitesh, por viti që po lëmë pas duket se nuk ka qenë shumë i dashur për ta, pasi ata vendosën t’i thonë “lamtumirë” njëri-tjetrit, transmeton portal arbresh.info
Sean Mendez dhe Camilla Cabello
https://www.instagram.com/p/CQ4EDyQpNf3/?utm_source=ig_embed&ig_rid=185048dc-57d9-4884-9699-d4c867ca78f2
Këngëtari Sean Mendez dhe këngëtarja Camilla Cabello i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dyvjeçare. Lajmin e kanë dhënë në një deklaratë të përbashkët të postuar në Instagram.
“Hej, vendosëm t’i japim fund lidhjes sonë romantike, por si njerëz ende e duam njëri-tjetrin më shumë se kurrë”, shkruan ata. “Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që në fillim dhe ecim përpara”, thuhet në njoftimin, i cili është nënshkruar të dy. Çifti u njohën në vitin 2014, ndërsa Camila Cabello ishte anëtare e grupit “Fifth Harmony”, dhe lidhja nisi në korrik të vitit 2019 pas regjistrimit të një videoklipi të përbashkët për këngën “Senjorita” dhe që nga ajo kohë ata janë thuajse të pandarë.
Gigi Hadid dhe Zayn Malik
https://www.instagram.com/p/BK58mcljoN9/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cfbe9cfb-eecc-457d-9493-b376913cfdf4
Në fillim të nëntorit, fansat e Gigi Hadid dhe Zyan Malik u tronditën nga lajmi për ndarjen e tyre. Dyshohet se shkak për ndarjen erdhën disa konflikte në familje, ndërsa në mediat e huaja është thënë se Zayn ka sulmuar fizikisht nënën e Gigi, Yolanda Hadid, transmeton portal arbresh.info
Kujtojmë se ata e nisën lidhjen në vitin 2015 dhe i dhanë fund tre vite më vonë. Thashethemet e pajtimit filluan në vitin 2019, dhe për herë të parë u vëzhguan së bashku në janar 2020. Ata kanë një vajzë, Khai.
Elon Musk dhe Grimes
https://twitter.com/elonmusk/status/1368915472142401540?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1368915472142401540%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsuperzena.b92.net%2Fveze-i-odnosi.php%3Fyyyy%3D2021mm%3D12nav_id%3D2066134
Në fund të shtatorit, Elon Musk konfirmoi se ai dhe Grimes nuk ishin më bashkë.
“Ne jemi gjysmë të ndarë, por ende e duam njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe kemi një marrëdhënie të shkëlqyer”, tha Musk, i cili ka një djalë X-A-12 një vjeç me Grimes.
Bill dhe Melinda Gates
Bota u “trondit” me lajmin rreth divorcit mes Bill dhe Melinda Gates, pas 27 vitesh martesë.
“Ne vendosëm t’i jepnim fund martesës sonë pas një kohe të gjatë që menduam dhe punuam për marrëdhënien tonë. Gjatë 27 viteve të fundit ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm”, u tha ne deklaratën e ndarjes.
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez
https://www.instagram.com/p/CM6HiCfnQxv/?utm_source=ig_embed&ig_rid=036f2f45-5452-4722-a1cc-bf0c94340bc3
Viti 2021 solli edhe ndarjen mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez.
“Ne e kuptuam se jemi më mirë si miq dhe mezi presim të qëndrojmë kështu. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin në punët dhe projektet tona të përbashkëta,” thanë ata. Jennifer më vonë gjeti lumturinë në krahët e dashurisë së vjetër, aktorit Ben Affleck.
Kim Kardashian dhe Kanye West
https://www.instagram.com/p/CHWh77xg7h3/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e8dfdbb4-bbb1-4222-81c9-3df402ea22a5
Pas 5 vitesh martesë, çifti i famshëm njoftoi divorcin në fillim të shkurtit. Ata kanë katër fëmijë së bashku dhe aktualisht janë në negociata për kujdestarinë e përbashkët./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...