Viti 2017 u shënua me jo pak ndarje në shoubizin ndërkombëtar.
Shumë të famshëm që kishin pak ose shumë kohë që ishin në lidhje i kanë dhënë fund romancës gjatë vitit që po shkon, transmeton arbresh.info.
Më poshtë keni disa prej çifteve në zë që i ndanë rrugët:
Selena Gomez dhe The Weeknd
10 muaj pasi e kishin bërë lidhjen e tyre publike përmes disa fotografive të publikuara në Instagram, këngëtarët Selena Gomez e The Weeknd, emir i vërtetë i të cilit ështe Abel, i dhanë fund marrëdhënies së tyre.
Menjëherë pas ndarjes, Selena u pa sërish në krahët e ish-të dashurit të saj prej vitesh, këngëtarit Justin Bieber.
Kylie Jenner dhe Tyga
Më e vogla e familjes Kardashian-Jenner, Kylie Jenner pati një lidhje tri vjeçare me reperin e famshëm, Tyga.
Mirëpo, viti gjatë vitit 2017 lidhja e tyre pësoi disa herë dridhje duke ardhur deri në fund të saj.
Kështu, Kylie u lidh me reperin tjetër Travis Scott me të cilin thuhet se është në pritje të fëmijës së parë.
Nicki Minaj dhe Meek Mill
Dy reperët e famshëm, Nicki Minaj dhe i fejuari i saj producent Meek Mill u ndanë në fillim të vitit 2017.
Që nga ndarja, Nicki është parë shpesh në shoqërinë e reperit, Nas.
Katy Perry dhe Orlando Bloom
Këngëtarja e famshme dhe mjaft e suksesshme Katy Perry nuk ka fat në dashuri.
Ajo pas ndarjes nga John Mayer, u pa një kohë të gjatë me aktorin Orlando Bloom me të cilin e konfirmuan lidhjen dhe një kohë dukeshin mjaft të lumtur bashkë.
Por, ja që as kjo lidhje këngëtares nuk I zgjati.
Katy tregoi se nuk ishte e gatshme për të krijuar familje dhe kjo ishte arsyeja që e qoi lidhjen në ndarje.
Scarlett Johansson dhe Romain Dauriac
Është gjithmonë interesante kur një person shumë i famshëm zgjedh që për partner të zgjedh dikë që nuk ka të bëj me artin dhe nuk është fytyrë publike.
Kjo ka ndodhur edhe me aktoren Scarlett Johansson e cila pas 3 vitesh martesë me Romain Dauriac u ndanë përfundimisht në shtator.
Anna Faris dhe Chris Pratt
Dy aktorët e famshëm u ndanë në vitin 2017 pas 8 vitesh martesë.
FKA Twings dhe Robert Pattinson
Këngëtarja dhe aktori i famshëm i dhanë në vitin 2017 po ashtu, fund lidhjes së tyre tri vjeçare.
Ata ishin edhe të fejuar.
Jaden Smith dhe Sarah Snyder
Djali i aktorit të famshëm Will Smith, Jaden Smith i ka dhënë fund romancës me Sarah Snyder vitin që po shkon.
Ata ishin në lidhje për një vit.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin