Ariana Grande e ka quajtur veten dhe Pete Davidson “çift acarues”, pas një postimi që ata e kanë bërë ku shihen duke u ledhatuar.
Vetëm pse ajo dhe i fejuari i saj janë në “lulet” e dashurisë, kjo nuk do të thotë se këngëtarja nuk e kupton se sa shumë mund t’i shqetësojë të tjerët shfaqja e dashurisë së tyre në publik.
Në një fotografi bardh e zi që këngëtarja e ka postuar të premten në Instagram, çifti janë duke u përkëdhelur në shtrat.
“Zemra ime më do mua”, ka shkruar 25 vjeçarja Grande poshtë fotografisë duke e shtuar edhe një emotikon me re, një simbol që të dy e kanë tatuazh në gishtërinjtë e tyre.
Davidson është përgjigjur në koment duke thënë se ai “e do më shumë se gjithçka”. Grande i është përgjigjur menjëherë duke i thënë se “ne jemi acarues” duke nënkuptuar se kjo shfaqje e dashurisë së tyre në publik, mund t’i acarojë të tjerët.
Grande dhe Davidson asnjëherë nuk kanë pasë turp ta tregojnë dashurinë e tyre në publik, ashtu sikur edhe në rrjete sociale.
Madje së fundmi, Grande e ka quajtur të fejuarin e saj “mbreti i Instagramit” kur ai ka komentuar në një fotografi të saj nga videoklipi i fundit duke e cilësuar atë si “ikonë”.
Dashuria e tyre është e madhe, dhe këtë së fundmi, Grande e ka dëshmuar edhe me këngën që mban emrin “Pete”në albumin e saj të ri “Sweetener”.
“Ai është i fejuari im. Ky është albumi im. Jam e sinqertë dhe emocionale, si artiste ashtu edhe si njeri. Nëse sinqeriteti im në punë ju pengon, kjo është OK. Nuk do të ofendohem”, i është përgjigur një fanse Grande më herët gjatë kësaj jave.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...