Google ADS

Chrissy Teigen pozon dy muaj pas lindjes së djalit

19:30 | 25 Korrik 2018
A. B.

Në muajin maj solli në jetë djalin e saj, Miles ( fëmija I dytë i modeles me të shoqin John Legend) , dhe Chrissy Teigen po i rikthehet që tani formave të veta.

32 vjecarja u shfaq me ato që dukeshin si një palë tuta të zeza sporti, por që nga sa shpjegoi ajo vetë ishin në fakt, strecet e saj të preferuara të shtatzanisë.

Duke bërë shaka, Chrissy shtoi se i bëjnë ende. Them se ca rroba nga ato të asaj periudhe janë vërtete fantastike sepse mund t`i veshësh fare mirë edhe më vonë, dhe të rrinë për bukuri, u shpreh ajo.

Këtu ka të drejtë, edhe pse na cuditi pak për hir të së vërtetës, sepse me situatën e vet financiare, nuk duhet ta ketë problem të blejë ç`ti dojë zemra!

Chrissy pak më parë kishte rrëfyer në Twitter ankthin e saj për faktin që me dy fëmijët, djalin foshnje dhe vajzën Luna dy vjec duhet të udhëtonte me avion për 15 orë, por në fund, gjithcka shkoi mirë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme