Këngëtari i famshëm e shumë i dashur në mbarë botën Chris Cornell sot ka ndërruar jetë.
52 vjeçari, mbrëmë pas koncertit në ‘Fox Theatre’, ishte duke qëndruar në hotelin ‘Detroid’, ku edhe është gjetur i vdekur, shkruan Sky News, transmeton arbresh.info. Sipas zyrtarëve mjekësorë, Chris ka varur vetën.
Ai që e gjeti të vrarë këngëtarin ishte një mik i familjes, të cilin gruaja e Chris e kishte thirrur në telefon dhe i kishte thënë të shkonte në dhomën e hotelit ku ai qëndronte, për të parë nëse ai ishte mirë, por fatkeqësisht kur ai kishte arritur kishte gjetur këngëtarin e vdekur.
Gruaja e Chris kishte dyshuar se këngëtari nuk ishte mirë, pasi të mërkurën ai e kishte përshkruar vdekjen e tij si të shpejtë dhe të papritur, gjë që e kishte shokuar të gjithë familjen.
Për vdekjen e këngëtarit, kanë shkruar shumë yje të njohur të muzikës, ku kanë shprehur mërzinë për ikjen e hershme të tij./Arbresh.info
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...