Chris Brown kërkon ribashkim me Rihannën, xhelozon lidhjen e saj të re

09:57 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Rihanna dhe A$AP Rocky dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin në shfaqjen e Louis Vuitton me 21 qershor dhe kjo ka sjellë xhelozi për disa persona.

Një prej tyre është edhe Chris Brown, ish-i dashuri i saj që kërkonte një mundësi të dytë me të pasi zbuloi se ishte ndarë nga Hassan. Por duket se është lënduar shumë kur e ka parë duke flirtuar me reperin tjetër.

Një burim i afërt pranë këngëtarit tha për HL: “Chris është lënduar kur ka parë Rihannën me A$AP. Ao është xheloz për marrëdhënien e Rihannës me të. E vret fakti që ai dhe këngëtarja nuk janë të afërt dhe nuk mund të kthehen së bashku.

Edhe pse lidhja e tyre ka shumë kohë që ka marrë fund, ai urren të dëgjojë se ajo po kalon kohë me dikë tjetër. Chris vazhdon ta dojë Rihannën dhe shqetësohet kur sheh dikë duke u ulur pranë saj.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme