Google ADS

Chris Brown kërcënon mikun e ish-të dashurës

17:38 | 2 Mars 2017
Arbresh.info
Një javë pasi Karrueche Tran ka marrë një urdhër mbrojtjeje nga Chris Brown, reperi kërcënon mikun e saj J Raya La Cour.

La Cour ka thënë se Brown i kërkon dhe do t’i gjejë ata kudo që të shkojnë: “Para ca kohësh, Chris Brown më ka kërcënuar mua dhe tani i ka thënë Karrueche se do të “luftojë” me çdo mik të sajin”.

Gjithashtu La Cour ka treguar se kanë ndodhur shumë incidente në lidhje me reperin. Para ca kohësh, Karrueche ishte me një mik në një festë të Super Bowl dhe pasi kishte shkuar Chris Brown, rojet e sigurisë i kanë kërkuar mikut të saj të largohet.

“Ndërkohë që Karrueche dhe miku i saj qëndruan aty, Brown i është afruar asaj duke i thënë: “Lëviz bushtër, ai nuk është shoku yt” dhe i hodhi pijen në fytyrë”,- vazhdon ai.

Tran ka marrë urdhër mbrojtje në muajin shkurt pasi pretendon se Chris Brown e kërcënon me anë të mesazheve atë dhe miqtë e saj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme