Chris Brown ka një simpati për Jennifer Lopez

21:44 | 14 Prill 2017
Arbresh.info

Këngëtari dhe tekstshkruesi Chris Brown, si duket ka një simpati të vogël për Jennifer Lopez.

Chris Brown ka pëlqyer një selfie që këngëtarja e ka shpërndarë në rrjetet sociale dhe si duket kjo gjë ka ngjallur reagime.

I dashuri actual i J.Lo, bejsbollisti Alex Rodriguex në lidhje me këtë gjë është shprehur se nuk ka ndonjë xhelozi dhe se nuk ndjen kërcënim nga Chris Brown.

43 vjeçari është më i pjekur, më i vjetër dhe nuk do të binte lehtë pre e këtyre komenteve edhe nëse Chris Brown do të kishte simpati të vërtetë për këngëtaren latine.

Pëlqimi i fotos së këngëtares nga Chris Brown është kthyer në një temë shumë të diskutuar edhe pse ai nuk ka bërë diçka shumë të madhe.

Jennifer Lopez është shumë e njohur për kujdesin që e ka ndaj linjave të saj dhe paraqitjes së jashtme, veçanërisht të fotove shumë të bukura që shpesh herë i ndan me ndjekësit e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme