Chris Brown arrin marrëveshje me modelen braziliane

16:34 | 20 Shtator 2017
Arbresh.info

Këngëtari Chris Brown raportohet se ka arritur marrëveshje me modelen braziliane, Liziane Gutierrez e cila e kishte akuzuar atë që e kishte sulmuar në Las Vegas.

Modelja e kishte akuzuar Chris Brown se e kishin goditur atë në fytyrë, deri sa ajo po i bënte një fotografi atij në një ndejë private.

Brown gjithmonë kishte mohuar akuzat dhe kurrë nuk ishte dënuar nga policia.

Por, tani sipas TMZ Brown dhe Gutierrez kanë arritur një marrëveshje me para.

Ende nuk dihet shuma, por flitet që Brown do t’i jap asaj 70.000 dollarë, por sipas disa raportimeve tjera thuhet që kjo shumë të jetë më e ulët.

Modelja braziliane kishte akuzuar Chrisin në vitin 2016 atë që pas incidentit ai i kishte marrë telefonin.

Policia kishte kryer hetime por nuk kishte gjetur ndonjë provë që tregon se këngëtari ishte i fajshëm.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme