Chow Yun-fat, aktori i popullarizuar aziatik e dhuron pasurinë për bamirësi

12:04 | 22 Tetor 2018
Arbresh.info

Një prej yjeve më të mëdha aziatike me karrierë ndërkombëtare, Chow Yun-fat, ka njoftuar se pasurinë e tij po e dhuron për bamirësi.

Është fjala për një pasuri në vlerë prej 619 milionë eurosh, ndërsa 63-vjeçari konsideron se të kesh shumë para nuk do të thotë të jesh i lumtur.

Gjëja më e rëndësishme në jetë nuk ka të bëjë me atë se sa para mund të fitosh, por sa mund ta mbash të qetë gjendjen mendore dhe ta jetosh jetën në mënyrë të thjeshtë dhe të relaksuar – janë fjalët e aktorit, i cili ëndërron të jetë person normal dhe i zakonshëm.

“Paratë, në fakt, nuk më përkasin mua, unë vetëm i menaxhoj ato përkohësisht”, u ka thënë Yun-fat gazetarëve gjatë promovimit të filmit “Project Gutenberg”.

Aktori edhe ashtu bën jetë shumë modeste dhe shpenzon vetëm afro 87 euro në muaj. Rrobat i blen me lirim, shfrytëzon transportin publik, ndërsa nuk shkon në restorante të shtrenjta, por ushqimin e blen në kabinat në rrugë.

Vlen të përmendet se ka pak kohë prej se ka blerë telefon të mençur dhe këtë e ka bërë vetëm pasi Nokia që e kishte blerë para 17 vitesh kishte ndalur së punuari.

Chow Yun-fat u bë i popullarizuar me filmat aksion të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta. Gjatë karrierës së bujshme ka luajtur në mbi 80 filma dhe 24 seriale televizive.

Tri herë e ka fituar çmimin e Hong Kongut për aktorin më të mirë, ndërsa është fitues i dyfishtë i Kalit të Artë në Tajvan për aktorin më të mirë.

Në Azi është ka luajtur në filmat e suksesshëm, si “A Better Tomorrow”, “The Killer” e “Hard Boiled”, ndërsa në perëndim është bërë i famshëm me filmat, si “Crouching Tiger”, “Hidden Dragon” e “Pirates of the Caribbean: At World’s End”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme