Cheryl Cole rikthehet në festivalin e Kanës

18:12 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Këngëtarja Cheryl do të rikthehet në festivalin e filmit në Cannes si ambasadore e L’Oreal në muajin maj kur edhe do të filloj festivali internacional në riveren Franceze.

34 vjeçarja ka konfirmuar pjesëmarrjen gjatë ditës së martë 12 muaj pasi që ajo ndërpreu kontratën me drejtuesit e firmës së njohur të kozmetikes për shkak të lindjes së djalit të tyre Bear, shkruan arbresh.info.

Në vitin 2017 ajo njoftoj që nuk do të ishte më pjesë L’Oreal për shkak që ishte shumë herët që të largohej jashtë vendit për punë pasi që tashmë ajo është bërë nënë.

Ndërsa, ylli i njohur ka një histori paraqitjesh të rregullta në këtë festival në përkrahje të gjigantit të njohur të kozmetikës francez./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme