“Chernobyl”, është një miniserial i cili rindërton katastrofën më të madhe bërthamore që ka njohur ndonjëherë historia njerëzore.
Ai regjistroi shikueshmëri rekord që theu në numra edhe sagën “Game of Thrones”, ndërsa agjencitë turistike kanë shënuar 40 për qind më shumë rezervime.
Suksesi i miniserialit televiziv amerikan “Chernobyl” ka nxitur rritjen e numrit të turistëve dhe të kureshtarëve në qytezën fantazmë, ku ndodhi aksidenti më i rëndë bërthamor i historisë njerëzore.
Muajin e kaluar u shënua përvjetori i 33-të i katastrofës së Chernobyl-it që u shkaktua nga bllokimi i provës së sigurisë në reaktorin e katërt të uzinës atomike. Shpërthimi që ndodhi solli përhapjen e radioaktivitetit në pjesën më të madhe të Evropës. Miniseriali i HBO-së përshkruan çastet pas shpërthimit, operacionin e pastrimit dhe hetimin. Zona rreth e rrotull centralit vijon të ruajë pamjen e pas shpërthimit. Prypyat, dikur një qytezë me 50,000 mijë banorë, kryesisht punonjës të centralit bërthamor, sot është një qytezë fantazmë dhe një vend pelegrinazhi për turistët. Sergiy Ivanchuk, drejtori i agjencisë SoloEast, i tha agjencisë “Reuters”, se kompania e tij mori 30 për qind më shumë rezervime, përcjell “Ora News”.
Turistët dërgohen të vizitojnë reaktorin numër katër, i cili që prej vitit 2016 është mbuluar me një shtresë metali, 108 metra e lartë. Ngjarja sjell në vëmendje reagimin e dobët, të ngadaltë dhe burokratik të autoriteteve sovjetike, të cilat e dhanë urdhrin e evakuimit të zonës 36 orë pas shpërthimit. 31 vetë humbën jetën menjëherë nga shpërthimi, ndërsa sipas studimeve bjelloruse, 115 mijë të tjerë humbën jetën si pasojë e sëmundjeve të lidhura me rrezatimin bërthamor.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...