Cher dhe Meryl Streep shkëmbejnë puthje në buzë

16:07 | 17 Korrik 2018
Arbresh.info

Këngëtarja Cher dhe aktorja hollivudiane, Meryl Streep kanë vulosur miqësinë e tyre pas një bashkëpunimi artistik.

 

Dyshja e famshme kanë qenë në premierën e filmit të ri që është shfaqur në Londër, ” Mamma Mia! Here We Go Again”.

Ato gjatë fotografimit në qilimin e kuq kanë shkëmbyer puthje, e cila gjë ka bërë xhiron e botës.

Aktoret dukeshin rrezatuese dhe shumë seksi, teksa ecnin në tapetin e kuq për prezantimin e kapitullit të dytë të filmit, që fillimisht doli në vitin 2008.

Puthja duket se ka kurorëzuar bashkëpunimin mes këtyre dyja artisteve që vazhdon mbi tre dekada të kinematografisë.

Të hënën, Cher i tha PEOPLE se ajo ishte e lumtur të luante nënën e Streep në vazhdim – edhe pse ajo është vetëm tre vjet më e vjetër se vajza e saj në ekran.

“Kjo nuk bën dallim”, tha Cher, e cili nuk u shfaq në ekranin e madh në shtatë vjetët e fundit.

Ndryshe, aktorët të tjerë që shfaqen në film janë edhe Amanda Seyfried, Lily James dhe Christine Baranski. Arbresh.info

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme