Charlie Sheen është paditur nga një grua e cila pretendon se ai e ka gënjyer për faktin që mbart virusin HIV dhe se ia ka transmetuar edhe asaj gjatë marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.
Sipas padisë, aktori dhe gruaja (që zgjedh të identifikohet si Jane Doe), u njohën në shtator të 2015-s. Jane tha se përpara çdo lloj kontakti fizik apo seksual ajo e kishte pyetur Sheen-in drejtpërdrejtë nëse kishte sëmundje seksualisht të transmetueshme, shkruan portali Anabel.
Sheen i ishte përgjigjur me: “Jam mirë. Duhet të kesh besim te unë”.
Jane pretendon se ajo dhe aktori kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtura për dy muaj, në shtator dhe tetor 2015-s. Në një nga rastet, paditësja tha se Charlie doli nga dhoma për të pirë një cigare.
Pasi u kthye, ai “hodhi një qese me barna në krevat” dhe i tha se mbart virusin HIV. Charlie i tha që të pijë barnat që i dha ai dhe nuk do ta gjente gjë.
E paditura rrëfen se nuk do të kishte bërë seks me Charlie-n, nëse do ta dinte se ai ishte HIV+. Pasi e konfrontoi aktorin për këtë ndodhi, Charlie i tha se ishte faji i saj që u infektua dhe se duhet të ndihej me fat që ai i tregoi. Kur u pyet pse gënjeu për virusin, ai u përgjigj me: “Sepse s’ishte punë për ty”.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla