Çfarë po ndodh me Rita Orën, pse po fshihet ajo?

16:34 | 9 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ajo më në fund e ka konfirmuar romancë e saj me muzikantin Andrew Watt.

Rita Ora ka bërë zyrtare lidhjen e saj duke publikuar një imazh në krahët e tij në Instagram, shkruan dailymail, transmeton arbresh.info.

Por kësaj here ajo u bë e turpshme në një paraqitje që bëri në publik së bashku me të dashurin. Ata u panë në aeroportin Heathrow në Londër të premten që lam pas.

Këngëtarja mbuloi fytyrën e me një shall të leshit dhe në kokë kishte të vendosur një kapele të çuditshme. Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pasi që u përfshi në një skandal me boksierin Conor McGregor.

Ndërsa i dashuri i saj kishte veshur një palë pantallona shumë ngjyrëshe të kombinuara ne syze të gjelbërta të diellit.

Për çiftin u fol se ata janë në lidhje prej më shumë se një vit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme