Çfarë po ndodh me Instagramin e Loredana Zefit?

23:27 | 16 Nëntor 2020
L G

Këngëtarja Loredana Zefi është kthyer prej muajsh në kryefjalën e mediave Rozë, kjo për shkak shumë ngjarjeve që kanë ndodhur në lidhje me këngëtaren.

Skandali me çiftin zviceran, ndarja me Mozzik, romanca e shumëpërfolur me Zunën si dhe ribashkimi me Mozzik, janë vetëm disa prej ngjarjeve që e kanë kthyer Loredanën në personazhin kryesor të mediave rozë.

Padyshim se Loredana është një ndër emrat më të ndjekur në Instagram, ajo poston shpesh foto e video nga përditshmëria e saj kështu duke qëndruar sa më afër me fansat e saj. Mirëpo, së fundmi diçka që është vënë re është numri i fansave të këngëtares që është zvogëluar së fundmi,  shkruan Expess Rozë.

Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur dhe çfarë “i mërziti” fansat e reperes, që të zvoglohej numri i tyre. Nga 2.8 milion ndjekës, tashmë Loredana numëron 2.7 milion fansa në llogarinë e saj.

Një pjesë e fansave të saj mendon se kjo rënie vjen si pasojë e shkëputjes së Loredanës për disa kohë nga rrjetet sociale, pasi ajo vendosi të mbyllte njëherë e mirë çështjen me çiftin zviceran dhe iu përkushtua albumit të ri “Medusa”.

Kujtojmë se gjatë kvtyre ditëve në media ka qarkulluar lajmi se ajo dhe Mozzik po sjellin një bashkëpunim, ndërsa miku i reperes Abidon, ka treguar se kënga vjen shumë shpejt dhe do jetë shumë emocionale.

Më shumë detaje lidhur me këtë gjë ende nuk ka, por për më shumë lidhur me projektin më të ri fansave iu duhet të presin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme