Disa ditë pasi publikoi një video të djalit të saj 5-vjeçar, Sebastian, i cili shprehte simpatinë për Taylor Swift, modelja Amber Rosë ka fshirë të gjitha fotot dhe nuk ndjek më asnjë në rrjetin social Instagram.
Shkak për këtë janë bërë kritikat drejtuar djalit të saj, i cili shprehu pëlqimin për Taylor Swift, e cila i kishte bërë atij një dhuratë.
Pas këtyre kritikave Amber mbrojti djalin e saj, të cilin mediat online e kritikuan për prirjet e tij seksuale, transmeton top channel
Në Instastory Amber shkroi: ‘Thirrje për të gjithë meshkujt hiper-mashkullor dhe injorantë që quajnë homoseksual një pesëvjeçar vetëm sepse shprehu simpatinë për Taylor Swift. Kjo është arsyeja pse fëmijët e vegjël vrasin veten. Dhe kjo është edhe arsyeja pse shoqëria jonë është kështu siç është. P.S. Djali im u pranua në shkollën private më prestigjioze në Los Anxheles, sepse ai është i zgjuar dhe krijues si prindërit e tij” -shkroi Amber.
Babai i Sebastianit është ish-bashkëshorti i Amber, reperi Wiz Khalifa, 30 vjeç.
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...