Çfarë po mendon të bëjë gruaja e Donald Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

15:41 | 29 Nëntor 2020
Arbresh.info
Melania Trump po përgatitet të shkruajë një libër kujtimesh menjëherë sapo të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Ky është lajmi që jepet nga një rubrikë gossip e “New York Post”.

Sipas medias prestigjioze amerikane, paratë që do të mblidhen nga shitja e autobiografisë do të jenë të gjitha të sajat, duke i dhënë një mundësi Zonjës së Parë në largim të fitojë diçka./indeksonline/

Projekti i Melanias për të shkruar kujtimet e saj në letër duket se ka gjetur dhe mbështetjen e presidentit Donald Trump.

Emri i Melanias është duke u lakuar shumë kohët e fundit pasi Donald Trump humbi zgjedhjet presidenciale dhe shumë e konsiderojnë atë në prag të një divorci multimilioner./ARBRESH.INFO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme