Gjon’s Tears, një artist me kuptimin e plotë të fjalës rrëfehet për “A Live Night”. Ai na zbulon hapat e parë në muzikë, teksa tregon dhe simbolin e tij si një artist, që janë pikërisht lotët.
“Kujtimi i parë me muzikën është në një dyqan në Zvicër që shiten gjëra të përdorura. Një ditë babi më tha që do më blinte cd me muzikë me çifteli. Një ditë erdhëm te muzika klasike dhe i thashë babit të më blinte një cd me Bach. Kur e kam dëgjuar për herë të parë u frikësova. Kuptova që muzika mund të ndikojë direkt te gjendja jote, u frikësova.
Më pas fillova piano. Një ditë erdhi gjyshi dhe tek piano ishte “Can’t Help Falling in Love” e Elvis Presley. Kjo ishte kënga e preferuar e gjyshit dhe më kërkoi ta këndoja. Unë thash – obobo nuk di ta këndoj. E mësova dhe para se të shkonte në Kanada ia këndova. Ai filloi të qajë, dhe kjo ishte ndjenja që kam pasur si herën e parë me Bach. Kujtova vlerën e muzikës. Kur e shikoj njeriun më të fortë të jetës sime në lot, ishin lotët shumë simbolikë dhe shumë të rëndësishëm për mua.
Edhe në konceptin e Gjon’s Tears i kam ruajtur lotët, sepse është edhe një gjë. Gjyshi gjithmonë më ka thënë e di që do bëhesh i madh, por s’do jem këtu të të shoh. Kështuqë kam shkuar sa më shpejt, me shumë fuqi, që ai t’i shohë. Sot jam shumë krenar dhe i bindur që ai i ka parë gjithë këto gjëra që ai ishte nismëtari. Pa atë nuk do kisha bërë muzikë. Unë jam njeri shumë i apasionuar. Por muzikën gjyshi ma zgjodhi, sepse kam provuar shumë gjëra vetë…”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës