Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar listën e këngëve të këtij viti që i pëlqen të dëgjojë, duke vazhduar një traditë gjashtëvjeçare.
“Lista e verës 2022” e Obamës përbëhet nga një përzierje këngësh të vjetra dhe të reja nga zhanre të ndryshme muzikore, transmeton portal arbresh.info
Kështu, lista përfshin “Break My Soul”, i cili do të jetë në albumin e ardhshëm të Beyoncé-s “Renassance”, si dhe kënga “Let’s Go Crazy” e muzikantit legjendar Prince, nga albumi i tij i parë i vitit 1984, “Purple Rain”.
Në përzgjedhjen e Obamës është edhe kënga “Angelica” e dyshes britanike të indie rock-ut Ëet Leg, e cila është në albumin e tyre këtë vit.
Dhe kënga “Die Hard” nga albumi “Mr Morale & the Big Steppers” e një prej reperëve më të mëdhenj në botë, Kendrick Lamar, ishte në listë, si dhe “Magic” nga Vince Staples.
Përveç këngëve aktuale, lista përfshin edhe publikimet klasike si “Save Me” e Aretha Franklin, “Dancing in the Dark” e Bruce Springsteen, si dhe “Do I Move You” e Nina Simone, mbretëresha e blues.
Si përfaqësues të muzikës pop, ish-presidenti amerikan përfshiu në listë këngën “Too good” nga Drake dhe Rihanna./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...