Me disa foto në llogarinë e saj, Kida ka zbuluar ditën më të mirë që ka kaluar, domethënien e tatuazheve të saj, por dhe një kujtim të vyer nga fëmijëria.
E pyetur se cila ka qenë dita më e mirë e saj, Kida është përgjigjur:
“Kur publikova ‘Drunk’. Komentet më të mira që kam marrë ndonjëherë. Faleminderit shumë për dashurinë e sinqertë dhe vlerësimin që gjithmonë e kam prej jush. Pa ju nuk do isha këtu e nuk do rresht së punuari fort për ju. Ju dua të gjithëve”.
Ajo ka publikuar edhe një foto nga viti 1997, duke përmendur faktin se që atëherë ka qenë në modë me veshjet e saj. Sakaq ka shpjeguar dhe kuptimin e tatuazhit që mban në kurrizin e saj, përgjatë shtyllës kurrizore.
“Ajo është definitivisht kaotike, një lëmsh i bukur. Të duash atë është një aventurë e shkëlqyer”, është teksti që Kida ka zgjedhur ta shkruajë në anglisht në trupin e saj.
Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja festoi ditëlindjen e saj mes miqsh e familjes dhe ndau momentet më të bukura edhe në ‘Instagram’ duke kërcyer e kënduar.
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...
Kumbaro ndan pamje nga Tepelena e hijeshuar për Festa Kombët...