Google ADS

Çfarë i bëri bashkë Bora Zemanin dhe Era Istrefin?

11:06 | 2 Maj 2024
K.B

Këngëtarja e njohur Era Istrefi dhe moderatorja Bora Zemani janë dy prej emrave më të komentuara të estradës.

Së fundmi bukuroshet janë parë së bashku.

Por çfarë i bëri bashkë ato?

Fotografi i tyre Kevin Halili ka festuar të mërkurën ditëlindjen dhe siç duket dy prej mysafirëve ishin edhe Bora dhe Era.

Të tre ata kanë ndarë fotografinë e njëjtë në rrejtët sociale.

Era përveç që përfolet për projektin e fundit muzikor, thuhet se ajo ka ndarë rrugët me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.

Kurse Bora vazhdon të komentohet për lidhjen e saj me Donald Veshajn./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme