Ardhja e një fëmijë të tretë të princit William dhe Kate Middleton pranverën e ardhshme, jo vetëm që do ta bëjë princeshën dyvjeçare Charlotte motër të madhe, por ndoshta edhe fëmijën më të famshëm në botë.
Edhe pse do t’i duhet të luftojë shumë për vëmendjen e prindërve të saj, sapo të vijë në jetë vëllai më i vogël, Charlotte ndoshta do të jetë e lumtur, sepse falë një ndryshimi të sundimit mbretëror, fëmija që vjen në jetë nuk mund t’ia zërë dot fronin. Sipas Aktit të Vendosjes të vitit 1701, të gjithë vëllezërit lejoheshin të vendoseshin para motrave në radhën e trashëgimisë, pavarësisht kohës kur lindnin. Pra, do të thotë që edhe nëse një vajzë ka lindur para, ardhja e vëllait të saj më të vogël e zhvendos menjëherë poshtë listës.
Në prill të vitit 2013 pati një ndryshim nga Seksioni i Aktit të Kurorës, i cili u miratua dhe u zyrtarizua në mars të vitit 2015 vetëm dy muaj para lindjes së Charlotte. Ky ndryshim kishte të bënte pikërisht me vajzat mbretërore që do të ruajnë pozitën e tyre në radhën e trashëgimisë, pavarësisht nga ndonjë vëlla që lind pas tyre. Ky rregull zbatohet për të gjithë fëmijët e lindur pas 28 tetorit 2011. Kjo do të thotë që edhe Charlotte, do të mbetet e katërta në radhë për fronin britanik, pavarësisht se sa fëmijë të tjerë mund të lindin Will dhe Kate. Të vetmit njerëz që janë të sigurt që do “t’i pengojnë” asaj rrugën drejt fronit janë fëmijët e ardhshëm të vëllait të saj George, të cilët, pavarësisht gjinisë së tyre, do të vendosen në radhën e fronit para saj.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...