Këngëtari Ermal Meta është padyshim një nga këngëtarët më të mirë të momentit në Itali. Ai drejt vendit fqinj shkoi fillimisht si emigrant nga Shqipëria, por nëse atëherë italianët do t’i mbyllnin dyert, nuk dihet nëse sot do shkëlqente përmes zërit të tij.
Duke qenë emigrant, kjo e ka bërë Ermal Metën të vihet kundër vendimeve të ministrit të brendshëm italian, Matteo Salvini, që u mbyll portat anijeve të refugjatëve që vijnë nga Libia.
“Nëse do të kishte ndodhur 24 vjet më parë kjo që po ndodh tani, nuk do të isha këtu, duke bërë muzikë.. Dhe si unë, edhe shumë të tjerë”. Fituesi i San Remos kujton mbërritjen në Bari, teksa largohej nga Shqipëria, së bashku me të ëmën, vëllanë dhe të motrën në vitin 1994.
“Para kufijve ekzistojnë njerëzit, që i duhet dhënë një mundësi jetës”, shton ai shkruan “La Repubblica”.
Për “Donna Moderna” Meta shprehet: “Ndihem keq me këtë që po ndodh. Nuk ekziston një e drejtë ‘lindjeje’ më shumë se një tjetër. Sot, një pjesë e botës vuan dhe kërkon të shpëtojë pikërisht ekzistencën, të mos vdesë. Shumë vite më parë, kjo pjesë e botës më takonte, sepse unë isha pjesë e saj. Dhe zgjidhjet nuk duan që t’i gjejnë. Ky stanjacion i të menduarit më kall frikën”.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...