Schitt’s Creek, Succession dhe Watchmen ishin fituesit e mëdhenj të Emmy Awards, ceremonia e të cilëve u mbajt këtë vit në formë virtuale për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Schitt’s Creek fitoi nëntë çmime, duke thyer rekordet për numrin më të madh të trofeve Emmy për një komedi në një sezon të vetëm. Succession ndërkohë çoi në shtëpi çmimin kryesor të natës, atë të serisë më të mirë dramë, si edhe të aktorit më të mirë, për Jeremy Strong.
Seria e HBO po ashtu fitoi çmime të tjera në kategorinë e dramës për skenarin dhe regjizurën më të mirë. Një tjetër serial i HBO, Watchman fitoi çmimin për serinë më të mirë të limituar si edhe për aktorët e saj, Regina King dhe Yahya abdul mateen II. Ndërkohë Zendaya, vetëm 24 vjeç u bë fituesja më e re në kategorinë e aktores më të mirë në zhanrin e dramës, për performancën e saj në Euphoria, një dramë adoleshentësh që ndjek një grup nxënësish gjimnazi që përballen me probleme në fushat e dashurisë, seksit, drogës dhe identitetit.
Çmimet Emmy ishin këtë vit një event i një profili të ulët, me pjesën më të madhe të fituesve që telefononin nga shtëpia për të bërë fjalimet e marrjes së çmimit. Ceremonia u prezantua në një Staples Center në Los Angeles, krejt të zbrazur, nga komediani Jimmy Kimmel, me vetëm pak prezantues të ftuar që iu bashkuan atij./tch/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...