Celine Dion u shfaq mahnitëse në Grammy

19:48 | 13 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Të gjithë sytë ishin të këngëtarja Celine Dion, e cila gjatë vitit të kaluar humbi personin më të dashur të jetës së saj, burrin, i cili njëkohësisht ka qenë edhe menaxheri i këngëtares.

48-vjeçarja dukej mahnitëse dhe joshëse në një fustan të hapur, ngjyrë të gjelbërt, transmeton portali arbresh.info.

Ajo kishte veshur edhe një palë këpucë që përshtateshin me fustanin dhe mbante veshur një palë vathë diamante, që gjithashu kishin ngjyrën e gjelbërt.

Megjithatë, gjatë prezentimit të Këngës së Vitit, ajo mbante veshur një fustan të zi dhe gjatë fjalimit kujtoi burrin e saj të ndjerë duke thënë: “Stevie Wonder një herë tha se muzika në thelb është ajo që na sjell kujtime”./Arbresh.info

celine-dion-back-826581  celine-dion-close-826583 celine-dion-front-826579

celine-dion-black-dress-826584

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme