Celine Dion testohet për koronavirus, shtyn koncertet

18:52 | 11 Mars 2020
Arbresh.info

Celine Dion është sëmurë dhe i është nënshtruar testit për koronavirus.

Fatmirësisht, testi ishte negativ dhe duket se ikona e popit vetëm po vuan nga një e ftohur e zakonshme, transmeton portali arbresh.info.

Të martën, ekipi i saj zbuloi përmes rrjeteve sociale se superylli është duke ndryshuar dy nga datat për turneun “Courage World Tour”.

“Të hënën natën, një ditë pasi përfundoi një vrapim me gjashtë shfaqje në zonën e New York, Celine filloi të ndjejë simptomat e një ftohjeje të zakonshme”, thuhet në deklaratë.

“Simptomat vazhduan deri të martën dhe mjekët e saj e udhëzuan atë të pushonte për 5-7 ditët e ardhshme. Pas testimit të saj, mjekët arritën në përfundimin se virusi i saj nuk kishte lidhje me COVID-19”.

“Më vjen keq për zhgënjimin e fansave të mi në Uashington D.C dhe Pittsburgh,” tha Dion. “Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme