Celine Dion akoma nuk mund ta besojë se është ‘ambasadore e bukurisë’.
Në një intervistë për Allure, ikona e muzikës pop e ka pranuar se ajo nuk e ka besuar asnjëherë që një ditë do të jetë nga fytyrat e markës L’Oréal Paris.
“Kur unë isha e re dhe kisha probleme me dhëmbët, isha shumë e dobët, nuk ndihesha e bukur dhe ngacmohesha në shkollë, nuk e kisha menduar asnjëherë që L’Oréal Paris do të më pyeste një ditë, në moshën 51 vjeçare, që të bëhesha fytyrë e markës së tyre. Është një mrekulli”.
“Nuk jam ndjerë asnjëherë e bukur dhe as që kam shumë fuqi. Kur ndihesh se ke fuqi ke më shumë zë. Edhe pse unë akoma e përdor zërin tim për të kënduar, tash kam më shumë ‘zë’ që të rrisë fëmijët e mi dhe të marrë vendime. Së shpejti do ta publikoj edhe një album”, ka vazhduar tutje këngëtarja e “I’m Alive”.
Ndonëse rinia është moshë shumë e bukur, fituesja e çmimit Grammy ka thënë se nuk do të donte të kthehej në atë kohë.
“Nuk do të doja të kthehesha në moshën 17 vjeçare, as atë 20 ose 30 vjeçare. Ndonëse rinia ishte e mrekullueshme, unë nuk dua të kthehem prapa në kohë. Unë ec vetëm përpara dhe mezi po e pres ditëlindjen time të radhës”.
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...